Kosova mposhtet nga Maqedonia

Sport September 13, 2018 - 22:27
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është mposhtur nga Maqedonia në ndeshjen e parë të grupit B të parakualifikimeve për “EuroBasket 2021”, shkruan zeri.info

Maqedonasit e filluan mjaft mirë sfidën duke e mbyllur çerekun e parë me rezultatin 20:16. Epërsinë mysafirët e ruajtën edhe në çerekun e dytë, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 34:29.

Çereku i tretë ishte më i mirë për “dardanët” që e përmbysën rezultatin dhe e mbyllën atë me një pikë epërsi (49:48).

Sidoqoftë, kosovarët nuk arritën ta ruajnë epërsinë dhe në fund u mposhtën me rezultatin 76:73./Zëri