Isufi dhe Drita, ndajnë rrugët

Sport September 12, 2018 - 18:10

Tri humbjet në start të kampionatit e kanë sjellë ndarjen mes Dritës dhe trajnerit Bekim Isufi, menjëherë pas disfatës ndaj Llapit.

Trajneri gjilanas e konfirmoi pas sfidës se nuk do të jetë më pjesë e Dritës.

“Iu kam thënë edhe lojtarëve, unë nuk jam më trajner i Dritës. Më vjen shumë keq që e mbyllëm këtë rrugëtim me humbje sot”, deklaroi Isufi për “Supersport”.

“Kam dhënë dorëheqje, klubi nuk e ka pranuar fillimisht, por rrugëtimi ynë mbyllet këtu. Iu kam treguar para 10 ditëve”.

“Jam shumë i kënaqur dhe i lumtur për këtë që e kemi arritur me Dritën”.

“Skuadra është e fuqishme dhe mund t’ia dalë”.

“Besoj që klubi mund të gjejë një trajner të mirë. I falënderoj edhe tifozët për mbështetjen”, shtoi ai.