Kështu e arsyeton gafën e saj ish-presidentja Jahjaga (FOTO)

Sport September 11, 2018 - 07:54
Ja çfarë thotë ish-presidentja Atifete Jahjaga

Kosova mbrëmë fitoi me rezultat 2:0 ndaj Ishujve Faroe në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Pasi bëhet ‘horë’, Jahjaga largon fotografinë nga rrjeti social

E pranishme për ta përcjell dhe për ta përkrahur Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri” ishte edhe ish-presidentja, Atifere Jahjaga.

Ajo pak para fillimit të ndeshjes bëri një gafë, shkruan më tutje “Zeri.info”.

Jahjaga në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Instagram”, kishte publikuar një fotografi në mbishkrimin e së cilës kishte shkruar “Kosova VS Azerbajxhan”.

Mirëpo, pas përfundimit të kësaj ndeshje, Jahjaga ka publikuar disa fotografi në këtë rrjet social dhe pasi ka uruar përfaqësuesen e Kosovës për fitore, ajo ndër të tjera ka shkruar “PS Ndoshta na falet që nga emocionet harruam se kunder kujt luajti Kosova. Pak kishte rëndësi sonte”, transmeton “Zeri.info”.

Postimi i plotë i Jahjagës:

Loja e parë e Kosovës që inaguroi stadiumin e të madhit Fadil Vokrri u përmbyllë me fitore, emocione e gëzim. Djemtë sonte na bënë shumë krenarë. Urime fitorja, Kosovë!

PS Ndoshta na falet që nga emocionet harruam se kunder kujt luajti Kosova. Pak kishte rëndësi sonte.