Jahjaga në përkrahje të Kosovës, por nuk e ka idenë me kënd luan (FOTO)

Sport September 10, 2018 - 21:57
Ia huq me të madhe ish-presidentja Atifete Jahjaga

Kosova sot është duke e zhvilluar ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës së Kombeve ndaj Ishujve Faroe, raporton “Zeri.info”.

E në përkrahje të përfaqësueses së Kosovës, në stadiumin “Fadil Vokrri”, është edhe ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.

Pavarësisht se Jahjaga ka shkuar ta përcjell për së afërmi këtë ndeshje të Kosovës, ajo nuk e ka idenë se cili është kundërshtari i përfaqësueses kosovare, shkruan më tutje “Zeri.info”.

Ajo në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Instagram”, përkatësisht në “Instastory”, e ka publikuar një fotografi nga stadiumi “Fadil Vokrri”, në të cilën ka shkruar “Kosova vs Azerbajxhan”.

Për më shumë, shikojeni fotografinë. /ZËRI/

Image