Mbappe dënohet me tri ndeshje

Sport September 06, 2018 - 11:09
Detajet

Ylli i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe është suspenduar me tre ndeshje mos lojë pas përjashtimit me karton të kuq ndaj Nimesit të shtunën e kaluar, transmeton zeri.info

Reprezentuesi francez kishte shtyrë kundërshtarin e tij Teji Savanier dhe ishte përjashtuar menjëherë nga gjyqtari i ndeshjes.

Sulmuesi do të mungojë në tre ndeshjet e ardhshme që klubi parisien do t’i zhvillojë ndaj Saint-Etiennet, Rennesit and Reimsit.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën u kishte kërkuar falje tifozëve pas ndeshjes, duke iu thënë se ai shkatërroi një sukses të shkëlqyeshëm të skuadrës.

Ndeshja e tij e ardhshme në ligën franceze do të jetë sfida kundër Nices më 29 shtator./Zëri