Juventusi dominon edhe në paga

Sport September 05, 2018 - 12:18
Detajet

Juventusi e ka dominuar futbollin italian gjatë viteve të fundit, duke fituar shtatë tituj të kampionit dhe katër kupa të Italisë. Dominimi i tyre ndaj klubeve të tjera në Serie A është mjaft i madh edhe në anën financiare. “Zonja e Vjetër” paguan 79 milionë më shumë për paga sesa pasuesi i saj. Sigurisht kjo vlerë është shtuar shumë pas transferimit të Cristiano Ronaldos, i cili ka një pagë vjetore prej 31 milionë eurosh, shkruan sot, gazeta “Zëri”

Shifrat e pagave të klubeve të ligës italiane tashmë janë zbuluar me Cristiano Ronaldon që është lojtari dukshëm më i paguar dhe me vetëm pesë lojtarë të Napolit që përfitojnë më shumë sesa Fabio Borini.

Çdo edicion e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” raporton për listën e rrogave të klubeve të Series A dhe totali i faturës së pagave për ligën është plot 1.1 miliard euro.

Pa ndonjë befasi, sulmuesi i Juventusit Cristiano Ronaldo është lojtari më i paguar në ligë me një pagë neto prej 31 milionë eurosh, që është tri herë më shumë sesa pasuesi i tij, futbollisti i Milanit Gonzalo Higuain, që zë vendin e dytë me 9.5 milionë euro. Paulo Dybala është i treti falë pagës së tij vjetore prej 7 milionë eurosh dhe gjashtë lojtarë të Juventusin zënë vend në top-dhjetëshen e parë, duke përfshirë Miralem Pjanicin, Douglas Costan, Emre Canin dhe Leonardo Bonuccin. Kapiteni i Interit zë vendin e fundit në top-dhjetëshe me një pagë vjetore prej 4.5 milionë eurosh dhe Lorenzo Insigne është lojtari i vetëm i Napolit në top-dhjetëshe.

Me të vërtetë napolitanët vazhdojnë të jenë të kujdesshëm me financat, përderisa vetëm Insigne, Dries Mertens, Marek Hamsik, Kalidou Koulibaly dhe Jose Callejon kanë paga më të larta sesa lojtari i Milanit, Fabio Borini.

Pavarësisht se përfundoi në vendin e dytë gjatë vitit të kaluar, buxheti i rrogave të Napolit është vetëm i pesti në Serie A, më pak se gjysma e Juventusit dhe më pak sesa Milani, Interi dhe Roma. Kuqezinjtë zënë vendin e dytë në buxhetin e rrogave në ligë, me 140 milionë euro, 24 milionë më shumë sesa rivali lokal u tyre, Inter.

Edhe më interesante sesa Napoli është Atalanta, që zë vendin e 14-t në rangun e pagave në ligë, por ka përfunduar në vendin e katërt dhe të shtatë gjatë dy edicioneve të fundit dhe gjithashtu ka arritur në fazën e së gjashtëmbëdhjetëshes së finales në Ligën e Evropës vitin e kaluar.

Empoli është klubi që paguan më sa paku për rroga në Serie A, me 16 milionë euro shpenzime në vit, një shifër që Ronaldo e fiton për gjysmë viti./Zëri

Buxheti i pagave për klubet italiane:

Juventus – 219 milionë euro   

Milan – 140 milionë euro  

Inter – 116 milionë euro  

Roma – 100 milionë euro      

Napoli – 94 milionë euro       

Lazio – 66 milionë euro  

Torino – 43 milionë euro  

Fiorentina – 37 milionë euro  

Sampdoria – 36 milionë euro  

Bologna – 34 milionë euro  

Sassuolo – 30 milionë euro  

Cagliari – 29 milionë euro  

Genoa – 29 milionë euro  

Atalanta – 27 milionë euro  

Udinese – 26 milionë euro  

Parma – 23 milionë euro  

Frosinone – 22 milionë euro  

Chievo – 21 milionë euro  

SPAL – 21 milionë euro  

Empoli – 16 milionë euro