Luis e deshi transferimin te PSG-ja

Sport September 05, 2018 - 12:02
Detajet

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Felipe Luis e pranon se deshi të diskutonte për një lëvizje drejt Paris Saint-Germainit gjatë verës, por klubi bëri që ai të kishte një imazh të keq, transmeton zeri.info

Reprezentuesi brazilian ishte njëri prej lojtarëve që klubi parisien kërkoi gjatë afatit kalimtar të verës për të zgjidhur problemet në krahun e majtë të mbrojtjes, para se ata në fund të nënshkruanin me Juan Bernatin nga Bayern Munichu.

Sidoqoftë, ish-futbollisti i Chelseat mbeti i frustruar që nuk ishte në gjendje që së paku të diskutonte për një marrëveshje me klubin francez.

“Ishte një shans që të shkoja te PSG-ja. Unë fola me Atleticon dhe kërkova nga ata që të ma lejonin largimin, ashtu siç e kishin lëshuar Gabin së fundmi. Klub tha se nuk është situata e njëjtë, pavarësisht ngjashmërive të periudhës së mbetur në kontratat tona”, deklaroi Luis.

“Ata thanë se unë desha t’i detyroja për një lëvizje, por është gënjeshtër. Unë kam një histori me Atleticon dhe kjo më pikëlloi. Ata u munduan që të më bëjnë imazh të keq në klub”, shtoi ai./Zëri