Liria – Drita, mbyllet ndeshja me rezultat të papritur!

Sport August 31, 2018 - 18:38
LAJMI I FUNDIT

Është mbyllur ndeshja e parë e xhiros së tretë të Superligës së Kosovës së futboll ndërmjet Lirisë dhe Dritës, shkruan Zeri.info.

Prizrenasit kanë fituar me rezultat 3:2 pasi arritën dy herë ta përmbysnin disavantazhin.

Gjilanasit kanë kaluar të parët në epërsi në minutën e 28-të me golin e shënuar nga Xhevdet Shabani pas gabimit të mbrojtësit, Valon Bytyqi.

Kurse, Qëndrim Gashi e barazoi rezultatin në minutën e 40-të.

Ndërkaq, futbollisti i Dritës, Haxhi Neziraj shënoi për 2:1 në minutën e 52-të.

Prizrenasit barazuan përsëri me Liridon Fetahajn nga distanca në minutën e 62-të, për 2:2 pas gabimit fatal të portierit mysafir Leutrim Rexhepi.

E Fetahaj doli në skenë edhe në minutën e 67-të me një gol të bukur për ta kaluar ekipin prizrenas në epërsi.

Drita e pësoi humbjen e dytë radhazi, kurse prizrenasit e shijuan fitoren e parë sezonale. /Zëri/