Liria – Drita, shënohet edhe goli i katërt

Sport August 31, 2018 - 18:06
LAJMI I FUNDIT

Është shënuar edhe goli i katërt në ndeshjen ndërmjet Lirisë dhe Dritës, e cila e hap xhiron e tretë të Superligës, shkruan Zeri.info.

Gjilanasit kanë kaluar të parët në epërsi në minutën e 28-të me golin e shënuar nga Xhevdet Shabani pas gabimit të mbrojtësit, Valon Bytyqi.

Kurse, Qëndrim Gashi e barazoi rezultatin në minutën e 40-të.

Ndërkaq, futbollisti i Dritës, Haxhi Neziraj shënoi për 2:1 në minutën e 52-të.

Prizrenasit barazuan përsëri me Liridon Fetahajn nga distanca, për të barazuar në 2:2 pas gabimit fatal të portierit mysafir. /Zëri/