Emery me 'dorë të hekurt', vendos rregullin e çuditshëm

Sport August 30, 2018 - 14:07
Detajet

Arsenal nuk e ka nisur aq mirë sa duhet Premierligën dhe ka arritur të marrë fitoren e vetme kundër West Hamit pas dy humbjeve radhazi. 

Tashmë, trajneri Unai Emery ka vendosur që të veprojë me "dorë të hekurt" që ekipi të ketë rezultate të mira. 

Së fundmi ai ka vendosur edhe një rregull të çuditshëm për futbollistët e Arsenalit. 

Sipas "Mirror" raportohet se Emery ka ndërhyrë në dietën e futbollistëve dhe i ka ndaluar ata që të pijnë lëngje frutash. 

Ai është i bindur se lëvizjet e vogla mund të sjellin ndryshime. 

Trajneri i Arsenalit është nga të parët që ka insistuar të bëhet teste të shpeshta të gjakut dhe hidratimit. 

Tashmë na mbetet të presim vetëm rezultatet e këtyre ndryshimeve