Festimi i Dele Alli që po çmend botën dhe ja si ta bëni

Sport August 17, 2018 - 22:17
Lajmet e fundit nga sporti

Në Britani sfida „In My Feelings” tashmë është shuar. Në vend të kësaj, të gjithë po e imitojnë festimin e mesfushorit të Tottenham, Dele Alli, shkruan Gazetasheshi.com.

Si të gjitha sfidat virale, festimi i Allis në shikim të parë duket i thjeshtë – shenja “OK“ e kshyer mbrapsht, por në të vërtet është e vështirë për ta mësuar.

Gjatë ditëve të fundit, të famshëm dhe publiku i gjerë janë përpjekur në mënyra të ndryshme që ta rikrijojnë me sukses festimin e lojtarit.

Image

Sfida #DeleChallenge ka shkuar edhe përtej atlantikut, në SHBA. Disa njerëz thojnë se ju duhet të keni duar fleksibile për ta bërë këtë sfidë, por në të vërtet nuk është kështu.

 

Nëse keni vështërsi për ti vendosur gishtat në vendin e duhur, atëherë fotot e mëposhtme nga gazetari i „Business Insider“ ju tregon se si ta bëni, transmeton Gazetasheshi.com. Filloni duke formuar shenjën „OK“.

Image

Pastaj shtypni gishtin e madh lartë ashtu që gishti i madh dhe gishti tregues janë mbi gishtat e tjerë.

Image

Dhe pastaj rrotullojeni doren 180 shkallë.

Image

Rrotullojeni dorën drejt fytyrës tuaj në mënyrë që syri juaj të jetë në mes të vrimës midis gishtit tregues dhe gishtit të madh. Ju keni përfunduar zyrtarisht sfidën e Dele Alli. Tani, impresiono miqtë tuaj dhe mashtro armiqtë tuaj.

Image