ZYRTARE: Donis Avdijaj nënshkruan me skuadrën holandeze

Sport August 16, 2018 - 19:54
ZYRTARE!

Donis Avdijaj është rikthyer në kampionatin holandez.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj, ka nënshkruar me skuadrën nga Holanda, Willem II.

21-vjeçari nga Kosova ka qenë pjesë e elitës së futbollit holandez edhe sezonin e kaluar, ku veshi fanellën e Rodas, për të cilën skuadër realizoi tre gola në 11 paraqitje.

Avdijaj ka nënshkruar me Willemin për një vit, ndërsa në kontratën e tij ekziston mundësia e vazhdimit edhe për një vit.

Për Avdijan që ka veshur edhe fanellën e Schalke, ka pasur interesim të madh nga Turqia dhe Anglia, por në fund vendosi për Holandën.

Image