E PABESUESHME: La Liga në SHBA e Kanada!

Sport August 16, 2018 - 15:31

La Liga njofton zyrtarisht se e ka arritur një marrëveshje me multinacionalen amerikane “Relevant” për ta sjellë përpara zhvillimin dhe për ta bartur futbollin spanjoll edhe në Amerikën e Veriut, shkruan Zeri.info.

Si rezultat i kësaj marrëveshjeje një ndeshje e La Ligas brenda një sezoni zyrtar do të zhvillohet jashtë Evropës, pra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose në Kanada.

Marrëveshja është arritur për 15 vjetët e ardhshëm përmes krijimit të shoqërisë LaLiga North America.

Javier Tebas, president i ligës spanjolle e ka konfirmuar një gjë të tillë.

“Jemi të koncentruar në projektin e përhapjes së pasionit për futbollit në tërë botën. Kjo marrëveshje revolucionare do t’ia japë një impuls popullaritetit të këtij sporti të bukur në SHBA e Kanada. ‘Relevant’ i ka mbushur stadiumet në ‘International Champions Cup’ dhe ne bashkëpunojmë me ta për ta promovuar futbollin në këtë pjesë të botës”, ka thënë Tebas. /Zëri/