Balotelli drejt Premierligës

Sport August 16, 2018 - 14:11
LAJMI I FUNDIT

Sulmuesi i Nices, Mario Balotelli mund të përfundojë në West Ham gjatë kësaj vere.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja franceze “L'Equipe”, përcjellë "Zeri.info".

Skuadra nga Premierliga është në kërkim të përforcimeve dhe ia ka vënë syrin sulmuesit italian.

Në rast se nuk arrin ta bëjë të vetin përfaqësuesin italian në ditët e mbetura të afatit kalimtar të verës, klubi londinez do ta nisë ofanzivën e re për ta transferuar atë në Angli gjatë janarit.

Ish-futbollistit të Interit, Manchester Cityt dhe Milanit i ka skaduar kontrata këtë verë dhe momentalisht kërkohet nga Marseille, Napoli e Torino.

Sidoqoftë, Nice refuzon ta shesë atë për më pak se 10 milionë euro dhe koha për këtë klub po shkon dhe duhet ta bëjë një zgjidhje të shpejtë për lojtarin. /Zëri/