Zidane synon klubin e madh evropian

Sport August 15, 2018 - 17:14
LAJMI I FUNDIT

Pasi u largua nga Real Madridi në fund të sezonit që shkoi, Zinedine Zidane është duke menduar për aventurën e re.

Dhe, e përditshmja e njohur franceze “L’Equipe”, përcjellë "Zeri.info", shkruan se trajneri francez e ka mendjen tek Anglia.

Në fakt, “Zizou” duket se do të donte ta drejtojë Përfaqësuesen e Francës, por pasi kjo pozitë është e zënë nga trajneri aktual Didier Deschamps, i cili e shpalli këtë ekip kampion bote, Zidane po mendon për alternativa dhe për mundësi të tjera.

Prej tyre ai e ka në sy Manchester Unitedin.

Zidane thuhet se po e pret shkarkimin e Jose Mourinhos, të cilit po i lëkundet karrigia në “Old Trafford”, për t’i marrë në dorë më pas “Djajtë e Kuq”.

Zidane pati një sukses të jashtëzakonshëm me Realin, duke e fituar Ligën e Kampionëve tri herë radhazi. /Zëri/