Osmani: E duam fazën e grupeve në Europa League

Sport August 15, 2018 - 14:50

Shkëndija mbyll garimin në eliminatoret e Champions League, mirëpo mbetet në Europë pasi do të luajë në play off të UEFA Europa League, shkruan Zeri.info.

Kuqezinjtë treguan lojë shumë të mirë në takimin e kthimit me Red Bull Salzburgun e Austrisë, mirëpo pasi humbën disa mundësi të mira për të shënuar në fund pranuan gol për disfatë 0:1.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes trajneri Qatip Osmani ka lavdëruar lojën e skuadrës, ndërsa beson se vendimtarë në duelet me Red Bull Salzburgun ishte humbja 3:0 në takimin e parë në Austri.

“Gjithsesi, vazhdojmë në play off të UEFA Europa League ku me shumë gjasa do të përballemi me Rosenborgun. Bëhet fjalë për skuadër kualitative e cila kohëve të fundit nuk është në nivelin e dikurshëm dhe mendoj se në këtë moment ne mund të kërkojmë shanset tona për hyrje në fazën e grupeve”, deklaroi trajneri Qatip Osmani. /Zëri/