Ky është vendimi i Gjykatës për reperin që gjuajti me armë në ndeshjen Prishtina-Drita

Sport August 14, 2018 - 17:22
Ja çfarë vendimi mori Gjykata!

Gjykata e Pejës ka shpallur aktgjykimin në rastin e reperit Arian Sijarina.

Reperi Sijarina akuzohej për veprat penale – shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe për armëmbajtje pa leje.

Për veprën e parë, i akuzuari u dënua me 6 muaj burg.

Ky dënim, me pëlqimin e të akuzuarit do të kthehet në dënim me gjobë.

Ndërsa për veprën penale të armëmbajtjes pa leje Sijarina u dënua me gjobë në shumën prej 600 euro.

Dje reperi kishte pranuar fajësinë dhe kishte shprehur keqardhje për veprën te cilën e kishte kryer.

Ndërsa ndaj dy të akuzuarve, Albert Kastrati dhe Dardan Doda, Gjykata mori aktgjykim refuzues, kjo pas tërheqjes nga ndjeka penale të prokurores Suada Hamza, me arsyetimin se nuk ka prova të mjaftueshme.

Sipas aktakuzës, Arijan Sijarina ishte pasagjer në veturë, së bashku me Albert Kastratin dhe Dardan Dodën, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes, në dalje të Pejës, pranë pompës së derivateve “Hib Petrol” kishte nxjerrë gjysmën e trupit jashtë dhe me revole kishte shtënë në drejtim të veturës së tifozëve nga Gjilani e cila po lëvizte para tyre.

Image