Kjo është deklarata e Shaqirit pas fitores së Liverpoolit

Sport August 12, 2018 - 19:00

Xherdan Shaqiri debutoi sot edhe zyrtarisht tek Liverpooli, në fitoren e thellë, 4:0 ndaj West Ham Unitedit, shkruan Zeri.info.

Futbollisti kosovar u inkuadrua në lojë në minutën e 82-të në vend të Sadio Mane dhe u ndie jashtëzakonisht mirë për minutat që i pati në këmbë,

“Atmosferë e shkëlqyeshme sot në Anfield me një fillim perfekt të sezonit në Premierligë”, ka shkruar Shaqiri në rrjetet sociale. /Zëri/