Arsenal – City, vjen goli i parë!

Sport August 12, 2018 - 17:17
LAJMI I FUNDIT

Është shënuar goli i parë në derbin e xhiros së parë të Premierligës, shkruan Zeri.info.

Manchester City ka kaluar në epërsi ndaj Arsenalit në Londër me rezultat 1:0.

Golin e avantazhit për “Citizens” e ka shënuar Raheem Sterling në minutën e 14-të të ndeshjes.

Tek Arsenali, nga minuta e parë po luajnë dy futbollistët shqiptarë, Shkodran Mustafi e Granit Xhaka. /Zëri/