Top 20 transferimet e Premierligës

Sport August 11, 2018 - 08:55
Lajmet e fundit nga sporti

Afati kalimtar i verës në Angli ka përfunduar të enjten dhe gjatë kësaj vere janë regjistruar transferime të mëdha në Premierligë, por për herë të parë në histori ka ndodhur që dy transferimet më të shtrenjta të jenë portierë. Kepa Arrizabalaga i kushtoi Chelseat 80 milionë euro, kurse Liverpooli e bleu Alisson Beckerin e Romës për 73 milionë euro

Premierliga i ka dhënë fund afatit kalimtar të enjten, për herë të parë me afat të ri, pasi deri vitin e kaluar skadonte më 31 gusht si në ligat tjera evropiane. Dhe gjatë verës në Angli si zakonisht janë regjistruar transferime të mëdha, duke u shpenzuar qindra miliona euro nga klubet elitare angleze.

Portierët, blerjet më të shtrenjta

Këtë herë ka ndodhur diçka e pazakontë dhe e padëgjuar ndonjëherë në futbollin anglez. Në fakt, primatin për më të shtrenjtit e verës e kanë marrë portierët.

Chelsea e ka bërë blerjen më të shtrenjtë. “Blues” e kanë bërë të vetin portierin e Athletic Bulbaos, Kepa Arrizabalaga, të cilin e kanë transferuar për plot 80 milionë euro. Ndërkohë londinezët e kanë shitur në Real Madrid portierin e deritashëm Thibaut Courtois për 40 milionë euro, plus e kanë marrë në huazim në këmbim mesfushorin kroat Mateo Kovacic.

Kurse transferimi i dytë më i shtrenjtë i verës në Premierligë është përsëri një portier. Bëhet fjalë për brazilianin Alisson Becker, për të cilin Liverpooli ia pagoi Romës 73 milionë euro.

Prej transferimeve më të shtrenjta janë edhe Riyad Mahrez, i cili i kushtoi Manchester Cityt 68 milionë euro për ta blerë nga Leicester City, gjithashtu edhe Jorginho, për të cilin Chelsea shpenzoi 65 milionë euro për ta blerë nga Napoli

Liverpooli shpenzoi më së shumti

Liverpooli është klubi që ka shpenzuar më së shumti gjatë verës. Përpos portierit Alisson, që e blenë për 73 milionë euro, “Reds” shpenzuan edhe 53 milionë euro për mesfushorin e Leipzigut Naby Leita, 45 milionë për Fabinhon e Monacos dhe 14.5 milionë euro për shqiptarin Xherdan Shaqiri, të cilin e blenë nga Stoke City.

Top 20 transferimet e verës në Angli:

1. Alisson Becker: Nga Roma në Liverpool (73 milionë);

2. Jorginho: Nga Napoli në Chelsea (65m);

3. Naby Keita: nga Leipzig në Liverpool (53m);

4. Jean Michael Seri: Nga Nice në Fulham (30m);

5. Joao Moutinho: Nga Monaco në Wolves (5.5m);

6. Fabinho: Nga Monaco në Liverpool (45m);

7. Rui Patricio: Nga Sporting në Wolves (I lirë);

8. Mateo Kovacic: Nga Real Madrid në Chelsea (Huazim);

9. Bernard: Pa kontratë në Everton (I lirë);

10. Stephen Lichtsteiner: Nga Juventus në Arsenal (I lirë);

11. Lucas Torreira: Nga Sampdoria në Arsenal (30m);

12. Kepa Arrizabalaga: Nga Athletic Bilbao në Chelsea (80m);

13. Lucas Digne: Nga Barcelona në Everton (22m);

14. Fred: Nga Shakhtar në Man Utd (60m);

15. Xherdan Shaqiri: Nga Stoke në Liverpool (14.5m);

16. Max Meyer: Nga Schalke në Crystal Palace (I lirë);

17. Felipe Anderson: Nga Lazio në West Ham (37m);

18. Riyad Mahrez: Nga Leicester City në Man City (68m);

19. Bernd Leno: Nga Bayer Leverkusen në Arsenal (22m);

20. Adama Traore: Nga Middlesbrough në Wolves (23m).