Asamblisti demanton lajmin: Unë votova ‘pro’ stadiumit ‘Fadil Vokrri’

Sport August 06, 2018 - 15:51
Lexoni më shumë detaje

Në media gjatë ditës së sotme u raportua se asamblisti i Alternativës në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Rifat Deri, kishte votuar kundër emërtimit të stadiumit “Fadil Vokrri”, shkruan “Zeri.info”.

Mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i Derit, duke thënë se një gjë e tillë është e pavërtetë dhe se kjo thjeshtë ka qenë një informacion jo i vërtetë që është publikuar në media, pasi që ai ka votuar “Pro” emërtimit të stadiumit “Fadil Vokrri”. /ZËRI/

Postimi i plotë i Derit pa ndërhyrje:

Te nderuar perfaqesues te mediave,

Sot, gjate dites, ne disa media te vendit ka qarkulluar nje lajm (i rreme) sipas te cilit une, Rifat Deri, si perfaqesues i subjektit politik Atlernativa ne Kuvendin Komunal te Prishtines, kam votuar kunder emertimit te Stadiumit te qytet te Prishtines me emrin e legjendes se futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Meqenese e verteta eshte krejt ndryshe, dhe per shkak se une, pa asnje medyshje, kam votuar "Pro" ketij propozimi, e shoh te rruges qe te reagoj ndaj ketij lajmi tejet tendecioz dhe te rreme, i cili fillimisht u plasua nga gazetarja e Klan Kosoves.

Si deshmi te pohimit tim, ju lutem qe te bashkengjitur te gjeni edhe listen e deputeteve komunale qe votuan "Pro" propozimit qe Stadiumi i qytetit te Prishtines edhe zyrtarisht te barte emrin e legjendes se futbollit tone, Fadil Vokrri - bashke me emrin tim brenda kesaj liste.

Me nderime,

Rifat Deri,

Asambleist i Kuvendit Komunal te Prishtines

Image