Higuain e ka një mesazh për Juventusin pas transferimit te Milani

Sport August 04, 2018 - 08:56
Ky është mesazhi i Higuainit për Juventusin pas transferimit te Milani

Gonzalo Higuain është i lumtur që iu bashkua Milanit.

Ai falënderoi Juventusin për dy vitet fantastike.

“Dua të falënderoj shoqërinë e Milanit për sforcimin ekonomik për të më sjellë ketu. Më motivoi projekti, është një sfidë e madhe për mua në këtë pikë të karrierës”, deklaroi Higuain, përcjell lajmi.net.

“Shpresoj ta shpërblej besimin. Kam ardhur të një skuadër me histori të madhe. Kur më thirrën për të ringritur Milanin, u motivova shumë dhe pranova. Shpresoj të bëj gjëra të mëdha”.

“Juve? Gjithçka ka qenë e bukur, titujt e fituar, kupat dhe tifozët e mrekullueshëm. Shoqëria vendosi që nuk do të vazhdoja aty, por unë i falënderoj sepse më sollën këtu, te Milani”, shtoi ai.