Ja se çfarë pagash do të kenë Higuain, Caldara dhe Bonucci

Sport August 02, 2018 - 14:18
Detajet

Marrëveshje për transferimin e Gonzalo Higuainit dhe Mattia Caldas te Milani dhe rikthimit të Leonardo Bonuccit te Juventusi është thuajse e kryer dhe pritet vetëm zyrtarizimi, transmeton zeri.info

Por, çfarë pagash do të kenë këta futbollistë në skuadrat e reja?

Higuain do të përfitojë 9 milionë euro në vit, kurse Caldaro do të ketë një pagë prej 2 milionë eurosh, raporton “Calciomercato.com”.

Në anën tjetër Bonucci ka pranuar që ta ulë pagën e tij prej 8 milionë eurosh që përfitonte te Milani dhe te Juventusi do të paguhet rreth 5.5 milionë euro./Zëri