Milani në bisedime me Bernardin

Sport August 02, 2018 - 12:58
Detajet

Milani është duke shpresuar që të arrijë marrëveshje me reprezentuesin brazilian, Bernard, i cili është futbollist i lirë pas skadimit të kontratës me Shakhtarin gjatë kësaj vere, transmeton zeri.info

E përditshmja italiane “Corriere dello Sport” raporton se 25-vjeçari është objektiv i kuqezinjve, edhe pse interesim për të ka shprehur edhe Chelsea.

Drejtori teknik i Milanit, Leonardo ka pasur një takim me përfaqësuesit e lojtarit, ndërsa pritet që bisedimet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim./Zëri