Ish-bashkëlojtari paralajmëron Liverpoolin për Xherdanin: Ai s'e ndihmon ekipin

Sport July 31, 2018 - 15:39
Detajet

Xherdan Shaqiri tashmë është pjesë e një prej klubeve më të mëdha në Europë, Liverpool.

Transferimi i Shaqirit te Liverpool ishte një nga lëvizjet më të suksesshme nga shqiptarët që luajnë në ligat e mëdha të Europës dhe një mundësi e artë për vetë Xherdanin.

Megjithatë, jo të gjithë si duket janë entuziastë për këtë transferim.

Ish-bashkëlojtari i Shaqirit tek Stoke City, Charlie Adam, ka paralajmëruar Liverpoolpër sjelljet e shqiptarit, sigurisht duke mos ia humbur meritat si talent.

"Ai është një lojtar i madh, në disa pjesë të sezonit ai luajti mirë për në. Ama, në situatat vendimtare, ai nuk shfaqej [nuk ndihmonte] kur ne kishim nevojë më së shumti dhe kur mbroheshim në betejën për të mbijetuar në Premierligë. 

Ai është lojtar që mund të ta fitojë ndeshjen, por nganjëherë ishte e vështirë të luash në një ekip me të. Trajneri e lejonte atë të bënte gjëra të tilla”, tha Charlie Adam, përcjell albeu.com