Chelsea, hap bisedimet për Vecinon

Sport July 30, 2018 - 13:26
Detajet

Chelsea ka filluar bisedimet me Interin për transferimin e mesfushorit, Matias Vecioni, raporton “Evening Standard”.

Reprezentuesi uruguaian ka luajtur nën urdhrat e trajnerit të Chelseat, Maurizio Sarri gjatë kohës sa ishin së bashku te Napoli dhe ai ka shkëlqyer edhe te Interi gjatë edicionit të kaluar.

Chelsea shfrytëzoi takimin miqësore ndaj klubit italian të shtunën për të filluar bisedimet.

Italianët kërkojnë rreth 35 milionë euro për shërbimet e futbollistit uruguaian./Zëri