Chelsea, ofertë për Ramseyn?

Sport July 29, 2018 - 15:51
Detajet

Chelsea është duke përgatitur një ofertë prej rreth 30 milionë funtesh për të nënshkruar me mesfushorin e Arsenalit, Aaron Ramsey, raporton e përditshmja angleze “Daily Mail”.

Edhe pse trajneri i ri i “topçinjve”, Unai Emery e sheh si një uellsianin si një figurë kyçe në planet e tij, ai ende nuk ka nënshkruar një kontratë të re me londinezët, kurse ajo momentalja skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

Kjo gjë ka bërë që Chelsea të vihet pas mesfushorit, i cili u paraqit në 32 ndeshje për Arsenalin në edicionin e kaluar./Zëri