Barça nuk heq dorë për Rabiotin

Sport July 27, 2018 - 16:34
Detajet

Barcelona ende shpreson në transferimin e mesfushorit të Paris Saint-Germainit, Adrien Rabiot, raporton “Marca”.

23-vjeçari ka tërhequr interesimin e kampionëve të La Ligës, edhe pse do të jetë e vështirë për klubin spanjoll që të arrijë marrëveshje me parisienët.

Francezi ka edhe një vit kontratë të mbetur me klubin parisien, ndërsa interesim për lojtarin ka shprehur edhe Juventusi./Zëri