Vida drejt klubit të madh anglez

Sport July 26, 2018 - 16:24

Mbrojtësi i Besiktasit, Domagoj Vida, ka pranuar që t’i bashkohet Liverpoolit.

Lajmin e ka bërë të ditur “A Spor”, raporton "Zeri.info".

Përfaqësuesi kroat ka impresionuar me paraqitjet e tij në Botërorin e Rusisë dhe duket se ka arritur marrëveshje me “Reds” për një kontratë dyvjeçare.

Sidoqoftë, nuk është arritur ende marrëveshja e transferimit pasi klubi turk kërkon 25 milionë euro për të.

Në “Anfield Road” luan edhe qendërmbrojtësi tjetër, Dejan Lovren. /Zëri/