Reina nuk shkon te Chelsea

Sport July 23, 2018 - 14:27
Detajet

Portieri i ri i Milanit, Pepe Reina ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhin atë me një ribashkim me trajnerin Maurizo Sarri te Chelsea, transmeton zeri.info

Portieri spanjoll ishte zgjedhja e parë e ish-trajnerit të Napolit në “Sao Paolo”. Ai u transferua si lojtar i lirë te Milani pasi i skadoi kontrata me Napolin dhe së fundmi është lidhur me një kalim te Chelsea.

“Unë të shkoj te Sarri? Këto janë thjesht thashetheme”, deklaroi Reina.

“Unë sapo kam ardhur. Dua t’i shijoj këto ditë me djelmoshat dhe të integrohem në grup sa më shpejt”, shtoi ai./Zëri