Ramos nuk e do këtë lojtar në ekip, ankohet te Perezi

Sport July 20, 2018 - 16:55
Detajet

Real Madrid njihet si i pari kur bëhet fjalë për merkaton dhe paratë për ta janë thjeshtë shifra. 

Por këtë verë ata më shumë e kanë pësuar nga merkatoja se sa që kanë fituar, kujtojmë këtu shitjen e Cristiano Ronaldos.

Megjithatë Real Madridi ka një listë të gjatë emrash që kërkon t'i sjellë në Madrid transmeton albeu.com

Një prej tyre është edhe Mauro Icardi te skuadra e Interit, ku raportohet se Real Madrid do të paguaj 110 milion euro për të marrë shërbimet e tij. 

Por sipas "Don Balon" te Real Madrid është një problem tjetër që e pengon këtë transferim. 

Sipas po të njëjtit burim, Sergi Ramos nuk e do Icardin në skuadër dhe këtë ja ka treguar edhe presidentit, Fiorentino Perez.