Aziz Salihu e ka një hall të madh, kjo është kërkesa e rrallë që ia bën ai shtetit të Kosovës! (VIDEO)

Sport July 19, 2018 - 14:57
E DHIMBSHME!

Aziz Salihu e kishte sfiduar sëmundjen e rëndë vite më parë pasi ishte shëruar në Turqi, shkruan Zeri.info.

Mirëpo, legjenda e boksit nuk ka kryer ende punë me spitale.

Në fakt, “Zizi” ka zbuluar në një konferencë për shtyp dje se i nevojitet ta bëjë një analizë në Turqi, por që nuk ka para ta paguajë atë.

Prandaj, Salihu ka kërkuar ndihmë nga shteti për ta kryer këtë analizë.

Për më tepër, ju ftojmë ta ndiqni videon e mëposhtme. /Zëri/