Perez ka një premtim për tifozët madrilen

Sport July 19, 2018 - 10:51
Detajet

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez iu ka premtuar tifozëve madrilen se do të transferojë lojtarë të mëdhenj gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton zeri.info

Gjigandi spanjoll dëshiron të shpenzojë para të majme në afatin kalimtar pas largimit të Cristiano Ronaldos në drejtim të Juventusit.

Golashënuesi më i mirë në historinë e klubit spanjoll vendosi të largohet pas nëntë viteve të kaluara në “Santiago Bernabeu”.

Eden Hazard dhe Kylian Mbappe janë dy prej emrave më të përmendura për një transferim të mundshëm te Real Madridit derisa klubi madrilen përgatitet për edicionin 2018/2019 me trajnerin e ri Julen Lopetegui.

“Ne jemi të vetëdijshëm për pritjet e përvitshme për kësaj skuadre. Ne jemi Real Madridi dhe gjithmonë kërkojmë më shumë. Kjo është një skuadër fituese me lojtarë të mrekullueshëm”, deklaroi Perez.

“Ne kemi një skuadër të mrekullueshme që do të përforcohet me lojtar të rinj të jashtëzakonshëm”, shtoi ai në prezantimin e futbollistit të ri Alvaro Odriozola, të cilin madrilenët e transferuan nga Real Sociedadi për 40 milionë euro./Zëri