Tottenhami interesohet për Pavardin

Sport July 18, 2018 - 14:59
Detajet

Tottenhami ka kontaktuar krerët e Stuttgartit për të shprehur interesimin e tyre mbrojtësin e djathtë, Benjamin Pavard, transmeton zeri.info

22-vjeçari shkëlqeu me Francën gjatë Kupës së Botës, duke qenë vendimtar në rrugëtimin e përfaqësueses drejt triumfit në këtë garë.

Me Toby Alderweireld, i cili pritet të largohet, klubi londinez shpreson që të nënshkruajë me Pavardin, i cili përveç se si mbrojtës i djathtë mund të luaj edhe si qendërmbrojtës dhe gjithashtu në mesfushë./Zëri