Ancelotti e dëshiron Di Marian

Sport July 18, 2018 - 10:46
Detajet

Carlo Ancelotti dëshiron që ta transferojë mesfushorin e Paris Saint-Germainit, Angel Di Maria te Napoli, raporton e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”.

Por, problem shihet paga e tij vjetore prej 10 milionë eurosh. Ancelotti dhe Di Maria kishin punuar së bashku te Real Madridi në të kaluarën, periudhë në të cilën

30-vjeçari pati momentin më të mirë në karrierën e tij futbollistike. Sidoqoftë, nëse ai dëshiron që të transferohet te Napoli, ai duhet ta shkurtojë rrogën e tij prej 10 milionë eurosh për t’u ribashkuar me Ancelottin. Argjentinasi ishte paraqitur në 45 ndeshje për parisienët gjatë edicionit të kaluar dhe kishte realizuar 21 gola dhe 12 asistime./Zëri