Prishtina – Fola, ky është njoftimi i fundit i Plisave!

Sport July 17, 2018 - 18:41

Plisat po mendojnë të shkojnë mjaft të organizuar dhe në mënyrë masive të enjten në Mitrovicë, shkruan Zeri.info.

FC Prishtina ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetje nga tifozët prishtinas në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues të Europa Leagues ndaj ekipit CS Fola Esch.

Skuadrat kanë barazuar pa gola në duelin e parë dhe prishtinasit do ta kërkojnë kualifikimin historik të enjten mbrëma në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Andaj, Plisat ju bëjnë thirrje qytetarëve të Prishtinës që t’ju bashkohen atyre për ta mbështetur ekipin e zemrës.

“Ndeshja e parë është mbyllur pa gola 0:0 dhe Prishtinën në raundin e dytë e kualifikon vetëm fitorja, ndërsa çdo barazim tjetër, përveç 0:0 që e dërgon në vazhdime, e eliminon nga kualifikimet. Në rast fitoreje Prishtina do të ndeshet me ekipin belg Genk në raundin e dytë të UEFA Europa Ligës, andaj eja dhe ndihmoje klubin e zemrës drejt fitores të enjtën në Mitrovicë. PËRPARA PRISHTINA”, kanë shkruar Plisat në Facebook. /Zëri/

Image