FC Prishtina të enjten ka nevojë për përkrahjen e tifozëve më shumë se kurrë!

Sport July 16, 2018 - 15:37

FC Prishtina do ta zhvillojë të enjten mbrëma ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues të Europa Leagues ndaj ekipit CS Fola Esch, shkruan Zeri.info.

Bardhekaltrit kanë barazuar pa gola në duelin e parë dhe tash iu nevojitet fitorja ndaj ekipit nga Luksemburgu.

Dhe, për ta arritur një gjë të tillë, klubit më të madh kosovar i nevojitet mbështetja.

Andaj, prishtinasit presin përkrahje nga tifozët prishtinas, por edhe ata nga qytetet e ndryshme të Kosovës, në ndeshjen që do të zhvillohet të enjten në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

“Plisat” kanë paralajmëruar se do të shkojnë në numër të madh në Mitrovicë dhe i kanë ftuar krejt qytetarët e Prishtinës që t’ju bashkohen atyre në përkrahje të klubit të zemrës, i cili ka nevojë për tifozët më shumë se kurrë. /Zëri/