Jurgen Klopp tregon pse e transferoi Shaqirin

Sport July 13, 2018 - 22:38
Lajmet e fundit nga sporti

Aftësitë për të luajtur në pjesë të ndryshme të fushës, përkushtimi dhe disiplina të tij kanë bërë që unë ta sjell në Liverpool atë, ka shpjeguar Jurgen Klopp

Kosovari u bë blerja e tretë e klubit të “kuq” të Anglisë këtë verë ku sot kalojë testet mjekësore dhe nënshkroi kontratë afatgjate me skuadrën nga Melwood.

Shaqiri ju bashkua Reds pas tri viteve në Premier Ligë me Stoke City ku pati 84 paraqitje dhe shënojë në total 30 gola dhe asisite, derisa më parë ka luajtur për Interin, Bayernin dhe FC Baselin.

Klopp pëlqen gjindshmërinë në çdo kënd të fushës se sulmues, aftësitë dribluese dhe personalitetin, e që të gjitha këto kanë bërë që ai ta rekrutojë 26 vjeçarin në radhët e tij në kohën dhe momentin e duhur.

“Mendojë që fraza angleze “no-brainer (vendim i lehtë” e shpjegon vendimin tim për të nënshkruar me Xherdanin. Kur dikush si ai është i gatshëm ju duhet të veproni nëse jeni të mençur – dhe ne jemi të tillë”, tha menaxheri për Liverpoolfc.com.

“Ai është i shpejt dhe driblues, e kontrollon arrogancën në fushën e futbollit, një trim i vërtetë për të luftuar për top dhe ka influencë në lojë. Të luash me ne këto janë kërkesat themelore”, ka thënë Klopp.