Buffon afër PSG-së
Sport
July 02, 2018 - 13:04
Detajet
Gianluigi Buffon është shumë afër që të kompletojë transferimin e tij te Paris Saint-Germaini, transmeton zeri.info
Italiani pritet që të nënshkruajë me klubin parisien gjatë kësaj jave, raporton “L’Equipe”.
40-vjeçari u largua nga Juventusi në fund të edicionit pas përfundmit të kontratës me gjigandin torinez dhe pritet të nënshkruajë kontratë dy-vjeçare me francezët.
Transferimi i tij drejt “Parc des Princes” pritet që të sjellë largimin e njërit prej Alphonse Areolas apo Kevin Trappit në afatin kalimtar të verës./Zëri