Kështu u intonua himni i Kosovës në shtetin që nuk na njeh

Sport June 27, 2018 - 23:19
Mësoni më shumë shumë detaje

Kosova sot ka fituar dy medalje të arit në lojërat mesdhetare që po mbahen në Tarragona të Spanjës.

Nora Gjakova rrëmbeu të artën në kategorinë 58 kilogram duke e mundur në finale xhudisten Miriam Boji nga Italia.

Kurse në kategorinë 52 kilogram triumfoi Distria Krasniqi që po ashtu u stolis me të artën pasi mposhti Odette Giuffrida po ashtu nga Italia.

Kështu, Kosovës pas Rusisë i intonohet himni në një shtet që po ashtu nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, pra Spanja. /GazetaExpress/