Policia e Kosovës jep detaje për aksidentin ku humbi jetë Gazmend Sinani

Sport June 24, 2018 - 15:30
Lexo detajet

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka dhënë detaje për aksidentin e ditës së djeshme në rrugën Tirana në Gjakovë, ku ka humbur jetë përfaqësuesi i Kombëtares së Basketbollit të Kosovës, Gazmend Sinani dhe mbetën të lënduar disa të tjerë, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë së Kosovës, ngasësi i makinës e ka humbur kontrollin me c`rast ka goditur një shtyllë dhe pas kësaj ngjarje ai është arrestuar.

Sipas policisë së Kosovës në këtë aksident janë lënduar 4 persona ndërsa një ka mbetur i vdekur.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Rr. Tirana, Gjakovë  23.06.2018 - 01:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti, deri sa kishte qenë duke drejtuar veturën dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është përplasur në një shtyllë. Si pasoj e aksidentit  viktima mashkull K/Shqiptar kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes vdekjen e kishte konstatuar mjeku, ndërsa lëndime të rënda trupore kishin marr i dyshuari dhe tre persona tjerë si pasagjer meshkuj K/Shqiptar që kishin qenë në atë veturë të cilët janë të shtrirë në QKUK për tretman mjekësor. Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.  /ZËRI