Thaçi ngushëllon familjen e Gazmend Sinanit

Sport June 23, 2018 - 11:16

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen e Gazmend Sinanit, basketbollistit që sot ndërroi jetë.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen tragjike të basketbollistit, Gazmend Sinani, anëtar i përfaqësueses së Republikës së Kosovës.

Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet për familjen Sinani, Federatën e Basketbollit, miqtë dhe fansat e shumtë të përfaqësueses sonë”, ka shkruar Thaçi.