Barça e humb Griezmannin, e do Pjanicin

Sport June 19, 2018 - 12:00

Barcelona po planifikon të përforcohet gjatë kësaj vere, shkruan Zeri.info.

Pas largimit të legjendës Andres Iniesta, është koha për të menduar për zëvendësuesin e tij.

Sipas mediave spanjolle, respektivisht “Mundo Deportivo”, i afërt me klubin katalunas, kampioni i ri spanjoll ia ka vënë syrin mesfushorit të Juventusit, Miralem Pjanic.

Madje, ky medium shkruan se kontaktet në mes të klubit spanjoll dhe futbollisti boshnjak tashmë veçse kanë nisur.

28 vjeçari e kaloi një tjetër sezon pozitiv dhe thuhet se ish-futbollisti i Romës do të ishte i interesuar për një lëvizje të tillë.

Barcelona së fundmi dështoi ta transferonte sulmuesin francez të Atletico Madridit, Antoine Griezmann, i cili vendosi të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll. /Zëri/