Buffon dhe Bonucci ribashkohet në një skuadër të re

Sport June 16, 2018 - 21:55
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Duket se ish-yjet e Juventusit, Gianluigi Buffon dhe Leonardo Bonucci, do të ribashkohen në një skuadër të re.

Tuttosport raporton se Buffon është shumë pranë kalimit në Paris Saint-Germain dhe beson se ish-numri një i portës së Juventusit dhe Italisë do ta bindë ish-bashkëlojtarin e tij t’i bashkohet në kryeqytetin francez.

Buffon u largua nga Juventusi në fund të sezonit që lamë pas, ndërsa Bonucci ka kontratë afatgjate me Milanin, skuadër të cilës iu bashkua para një viti pikërisht nga Juventusi. /Express/