Sport

Belgjika shpreson në gjeneratën e artë të saj

Belgjika shpreson në gjeneratën e artë të saj
12 qershor 2018 • 13 : 23

Detajet

Belgjika momentalisht ka në përbërje lojtarët më të mirë në historinë e futbollit të saj. Me yje të shumtë që luajnë në klube të mëdha evropiane, ky ekip i Belgjikës po konsiderohet të jetë gjeneratë e artë e këtij vendi. Por, për ta merituar këtë epitet ata duhet ta tregojnë veten në fushë dhe sigurisht ta fitojnë ndonjë titull, shkruan sot, gazeta “Zëri”

Belgjika momentalisht ka njërin prej ekipeve më të mira në botë. Me futbollistë të nivelit të lartë, si Eden Hazard, Kevin De Bruyne, Romelu Lukaku e shumë emra të tjerë, ky ekip konsiderohet të jetë gjenerata e artë e Belgjikës. Në përbërjen e saj Belgjika do të ketë edhe futbollistin shqiptar Adnan Januzaj. Por, ky ekip pavarësisht kualitetit nuk është se ka pasur ndonjë sukses të madh. Në Botërorin e kaluar nuk kishin arritur të bënin diç më shumë sesa çerekfinalja, ndërsa do të mundohen që këtë gjë ta përmirësojnë këtë vit. Tifozët belg pa dyshim që presin shumë nga ekipi i tyre në “Rusia 2018”.

Ylli i ekipit

I shpejtë, me aftësi të jashtëzakonshme dhe krijues i shumë golave dhe rasteve, Eden Hazard është njëri prej lojtarëve më emocionues në botën e futbollit. Ylli i Chelseat realizoi 6 gola dhe 5 asistime në kampanjën fantastike kualifikuese të përfaqësueses belge.

Shpresat

Pasi që ishte duke barazuar 1:1 ndaj Greqisë, dukej sikur Belgjikës do t’i duhej të priste më shumë për të siguruar kualifikimin e saj në Kupën e Botës. Por, kështu nuk mendonte edhe Romelu Lukaku, i cili realizoi një gol të bukur me kokë në tokën helene.

Trajneri

Ish-trajneri i Evertonit dhe Swanseas, Roberto Martinez, ishte një lloj kandidati i befasishëm për të zëvendësuar Marc Wilmotsin në vitin 2016, duke parë se kishte drejtuar klube vetëm në futbollin anglez, Por, spanjolli drejtoi Belgjikën drejt një kampanje kualifikuese pa asnjë humbje. Pjesëmarrja në Rusi do të jetë e para për Martinezin në kompeticionet e organizuara nga FIFA./Zëri

Historia e Belgjikës në Botërorë

Pjesëmarrja e parë në Botëror: 1930

Pjesëmarrja e fundit në Botëror: 2014

Arritja më e madhe: Vendi i katërt, 1986

Faza e parë: 12 paraqitje

Gjysmëfinale: 1 paraqitje

Finale: 0 paraqitje

Tituj: 0

Renditja në FIFA: 3                                        

Lista e Belgjikës

Portierë: Thibaut Courtois, Simon Mignolet, Koen Casteels.

Mbrojtës: Toby Alderweireld, Dedryck Boyata, Jan Vertonghen, Vincent Kompany, Thomas Vermaelen, Thomas Meunier.

Mesfushorë: Youri Tielemans, Axel Witsel, Kevin de Bruyne, Mousa Dembele, Leander Dendoncker, Marouane Fellaini, Thorgan Hazard, Dries Mertens, Nacer Chadli.

Sulmues: Michy Batshuayi, Romelu Lukaku, Eden Hazard, Adnan Januzaj, Yannick Carrasco.

Trajner: Roberto Martinez

Grupi G

Ndeshjet e Belgjikës

18 qershor

17:00 Belgjika – Panamaja     

23 qershor

14:00 Belgjika – Tunizia

28 qershor

20:00 Anglia - Belgjika

© zëri.info