Me nderime të larta shtetërore iu dha lamtumira legjendës së futbollit, Fadil Vokrri
Me nderime të larta shtetërore, iu dha lamtumira e fundit legjendës së futbollit, Fadil Vokrri, transmeton "Zeri.info".
Numër i madh i qytetarëve ishin mbledhur në varrezat e Prishtinës në lagjen Arbëria.
Ata janë tubuar për t’i dhënë lamtumirën e fundit Fadil Vokrrit.
Në varrim ishin të pranishëm zyrtarë të FIFA-s, krerë shtetëror të vendit si dhe i gjithë komuniteti sportiv.
Kurora lulesh në varrin e Vokrrit kanë vënë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, transmeton "Zeri.info".
Kurora lulesh kane vënë edhe zyrtarë të FIFA-s dhe FFK-së, i pikëlluar aty është parë edhe futbollisti i reprezentacionit të Kosovës, Valon Berisha si dhe portieri, Samir Ujkani.
Me emocione të mëdha është parë edhe legjenda e Milanit, ish-futbollisti kroat Zvonimir Boban. /ZËRI/