Tri 'goditjet' e Ballkanit

Sport June 05, 2018 - 14:12
Detajet

Anëtari i ri i Superligës së futbollit, Ballkani, po vazhdon të bëhet gati për garim dinjitoz në elitën kosovare, raporton zeri.info

Drejtuesit e klubi nga Suhareka nuk po pushojnë fare në këtë verë pasi kanë dal në tregun e futbollistëve për të blerë futbollistë të mëdhenj.

Tre të tillë tashmë i kanë gjetur. Ballkani së fundmi e zyrtarizoi transferimin e Egzon Shabanit nga Llapi, i cili ka përvojë të madhe në Superligë.

Para Shabanit, Ballkani i ka zyrtarizuar edhe dy përforcime tjera.

Fjala është për transferimin e Leart Eminit po nga Llapi dhe atë të Besnik Krasniqit nga Vëllaznimi.

Mirëpo, deri në fund të afatit kalimtar të verës “Portokallinjtë” pritet të angazhojnë edhe futbollistë tjerë. Madje, tifozët e presin nga klubi i tyre ndonjë befasi të madhe dhe të këndshme.

Ballkani është klub i organizuar mirë, andaj është mirëpritur në Superligë./Zëri