De Gea, portier i kompletuar

Sport June 05, 2018 - 11:44
Detajet

Vincente del Bosque beson se David de Gea është një portier i kompletuar, transmeton zeri.info

Trajneri fitues i Kupës së Botës me Spanjën në vitin 2010 thotë se portieri i Manchester Unitedit do të jetë figurë kyçe në “Rusia 2018”.

“David është një portier me të vërtetë i kompletuar. Ai luan mirë me këmbë, gjë që është e rëndësishme. Ai është duke u përmirësuar dhe do të bëhet edhe më i mirë”, deklaroi Del Bosque.

“Ai është duke luajtur prej pesë apo gjashtë vitesh në Manchester, kjo është një përvojë e madhe, e njëjta gjë edhe me ekipin kombëtar”, shtoi ai.

De Gea, i cili ka debutuar me përfaqësuesen A të Spanjës më 7 qershor 2014, është paraqitur 27 herë deri më tani me kombëtaren./Zëri