Chelsea, 60 milionë euro për portierin e Romës

Sport June 04, 2018 - 21:57
Detajet

Një tjetër skuadër e madhe evropiane ka hyrë në garë për portierin e Romës, Alisson.

Portieri brazilian pritet të jetë numri një i portës së vendit të tij në Kupën e Botës, pas një sezoni jashtëzakonisht të mirë në Serie A me Romën.

Paraqitjet me Romën kanë bërë që shumë skuadra të interesohen për të, si Liverpool e Real Madrid.

Sipas medieve në Itali, së fundi në garë për Alisson ka hyrë edhe një tjetër skuadër. Është Chelsea që ka bërë një ofertë zyrtare për brazilianin, duke i ofruar Romës 60 milionë euro./Lajmi.net/