Kjo është deklarata e Panuccit pas humbjes nga Ukraina

Sport June 03, 2018 - 18:13

Përzgjedhësi i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka qenë i shkurtër sa i përket ndeshjes që e humbi ekipi i tij nga Ukraina me rezultat 1:4, shkruan zeri.info.

“I bëmë dy lojëra të dobëta. Nuk kemi luftuar, nuk e kishim zjarrin e duhur. Nuk kemi bërë çka është dashur të bënim. Lojtarët nuk ishin në gjendjen më të mirë fizike”, ka thënë trajneri italian për Supersport.

Më pas, trajneri italian u largua me vrap pas vërshëllimave dhe brohoritjeve të tifozëve të irrituar që ndodheshin prapa. /Zëri/